Pas suksesit historik të “Top Gun: Maverick”, studioja Paramount ka konfirmuar zyrtarisht atë që fansat po prisnin: Kapitulli i tretë i sagës legjendare është rrugës.
Lajmi u bë publik gjatë prezantimit në CinemaCon në Las Vegas, ku u bë e ditur se ylli 63-vjeçar, Tom Cruise, do të veshë sërish xhaketën e pilotit Pete “Maverick” Mitchell.
Do të jetë vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 2022 të Joseph Kosinski-t, Top Gun: Maverick , i cili u bë një hit i jashtëzakonshëm kur shumë kinema ishin ende të mbyllura gjatë pandemisë COVID-19. Ai fitoi 1.5 miliardë dollarë në arkat globale me një buxhet prej 170 milionë dollarësh, shkruan Euronews.com, transmeton Klankosova.tv
Lajmi për një pjesë të tretë nuk është aspak i habitshëm, pasi thuhet se ishte në përgatitje që nga viti 2024. Megjithatë, miratimi zyrtar nga Paramount konfirmon se ylli 63-vjeçar do të kthehet, si dhe rikthimin e Jerry Bruckheimer si producent. Regjisori Joseph Kosinski ende nuk e ka nënshkruar kontratën.