Ditën e djeshme gjatë një interviste për mediat, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, theksoi se vendi ka nevojë për një grupim të ri politik, duke hedhur akuza të forta ndaj opozitës së Lulzim Bashës.
Por sot i pari që jep një përgjigje për Topallin është kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Sipas tij grupi anti-Basha pritet të krijojë parti të re, por loja luhet se kush do të jetë kryetar.
Reagimi i Ndokës:
Grupi “antiBasha”, po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ‘mirë’ për të djathtën dhe pluralizmin!
Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja, sepse anëtarët e “grupit” nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar!