Etrit Berisha e ka fituar besimin total të drejtuesve të Torinos.
Portieri i Kombëtares shqiptare i shfrytëzoi për mrekulli rastet që iu ofruan në ndeshjet e fundit dhe ai do të qëndrojë tek “Granata”.
Për këtë sigurojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se trajneri Juric tashmë e ka ndarë mendjen sa i përket portierit edhe për sezonin tjetër, shkruan “Gazeta Express”.
Berisha është në pronësi të klubit Spal, por Torino dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së kartonit të tij.
Ndërkohë, portieri kosovar e ka lënë jashtë garës serbin Vanja Milinkovic-Savic.
Mediumi “Tuttosport” shkruan se portieri serb është në shitje pasi trajneri Juric nuk i beson më, pas disa gabimeve që i bëri gjatë këtij sezoni kur ishte titullar.
Pra, për sezonin e tretë, portieri i tretë mbetet i riu Gemello, shkruan “Gazeta Express”.
33 vjeçari nga Kosova po ashtu do të qëndrojë në Torino dhe klubi italian do ta kërkojë edhe një portier për t’i bërë konkurrencë ish-portierit të Lazios, Etrit Berisha.