Torino më në fund e ka gjetur rrugën e fitores në Serie A. Pas katër ndeshjeve pa fitore, Torino më në fund triumfoi 3:2 ndaj Genoas në një ndeshje të bukur.
Torino-Genoa ishte ndeshja që hapi xhiron e nëntë në Serie A dhe dhuroi spektakël, shkruan Gazeta Express.
Sanabria dhe Pogeba shënuan për epërsinë e dyfishtë të vendasve në minutën 14-të, respektivisht 31.
Destro ngushtoi epërsinë në minutën e 70-të, por Brekalo riktheu epërsinë e dy golave shtatë minuta më vonë.
Ishte Felipe Caicedo i cili shënoi për 3:2, e që në fund ishte edhe epilogu i kësaj sfide.
Mërgim Vojvoda u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e 10-të.