Tornado vret një person dhe lëndon 79 të tjerë në Kinë

Prishtinë | 06 Kor 2024 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Një tornado përfshiu provincën lindore të Kinës të premten, duke vrarë një person dhe duke lënduar shumë të tjerë, thanë zyrtarët.

Autoritetet thanë se 79 persona u dërguan në spitale me lëndime të shkallëve të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

Tornado përfshiu qytetin Shandong, duke shkulur pemët dhe duke grisur tabelat e dyqaneve, sipas videove në mediat e huaja. Sasi të mëdha mbeturinash rrotulloheshin në ajër.

Zyrtarët po vlerësojnë shkallën e dëmit, tha media shtetërore.

Të ngjashme