Torres: Mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve ShBA-Kosovë është e rëndësishme

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, ka biseduar me zëvendës-këshilltarin kryesor për Siguri Kombëtare, Jonathan Finer.

Torres bëri të ditur se temë kryesore ishte situata aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si kongresmen për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë, të cilën ai i kupton thellësisht dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën me drejtësinë dhe respektin që e meriton si një shtet-komb sovran” tha Torres.

Ai theksoi se pas kësaj bisede, beson se Finer e di se sa e rëndësishme është mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve SHBA-Kosovë.

Të ngjashme