Përbërësit:
1 kupë miell,
3/4 kupë sheqer pluhur,
1/4 kupë kakao pluhur (pa sheqer),
2 lugë çaji pluhur pjekës,
1/4 lugë çaji kripë,
1/2 kupë qumësht,
2 lugë vaj vegjetal (me aromë neutral),
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje,
3/4 kupë sheqer kaf,
1 3/4 kupë ujë (i valuar).
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 180 ° C. Lyeni me gjalpë sipërfaqen e një tave për furrë me diametër 23 cm.
Në një tas përzieni bashkë miellin, sheqerin pluhur, 3 lugë kakao, pluhur për pjekje dhe kripën.
Me një pirun përzieni qumështin, vajin dhe vaniljen.
Hidheni të gjithë masën në tavën për pjekje.
Përzieni sheqerin kaf dhe kakaon e mbetur (1/4 kupës) dhe spërkateni përmbi masën.
Me ngadalë hidhni ujin e valuar mbi të gjithë masën që keni përgatitur në tavë. Piqeni për 40 minuta.
Vendoseni në një mbajtëse të posaçme dhe lëreni të pushojë për 5 minuta.
Shërbehet me akullore ose kremëra të ndryshëm pastiçerie.