Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë një vizite në Prizren është zotuar për gjithëpërfshirje dhe barazi gjinore në të gjitha drejtoritë dhe institucionet komunale.
“Gratë janë shtylla e familjes dhe shoqërisë tonë. Si kryetar i ardhshëm i komunës, do të punojmë pa ndalur që pozita e grave në Prizren të përmirësohet vazhdimisht.“Në qeverisjen tonë do të respektohet barazia gjinore dhe zotohem se do të emëroj gra në gjysmën e drejtorive komunale”, ka thënë Totaj.