Kandidati për kryetar nga PDK, Shaqir Totaj ka thënë se kundër kandidati i tij në balotazh, Mytaher Haskuka nuk mund të ketë më shumë vota se sa ato që mori në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Kryetari në ikje ka pasë një iluzion se mund të fitojë mbi 50 përqind, ajo nuk ka qenë e mundur, dhe u tregua se nuk është e mundur, rezultati ka qenë deri diku i pritur sepse unë e kam pasë një parandjenjë, intuitë e cila nuk ka qenë e bazuar ne fakte se ne do të jemi në balotazh, ashtu edhe ndodhi”
“Ndërsa sa i përket numrit të votave, plus-minus kemi mundur të kemi pasë ndonjë parashikim të gabueshëm mirëpo gjithsesi kemi pasë pritje se do të jemi në balotazh më kryetarin në ikje kandidatin e Vetëvendosjes, dhe ajo ndodhi tani jemi në balotazh aty, dhe është me rendësi që në ndërrimin e dytë rezultati është 0-0”, tha Totaj në Info10.