Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe shumë bashkëpunëtorë e anëtar të kryesisë, Kujtim Gashi, Luljeta Gutaj Veselaj, Lumnije Rakaj e gjithë aktivistë, kanë mbajtur takim me qytetarë në Ortakoll.
Ai ka thënë se pret që edhe Ortakolli do ti bashkohet në rundin e dytë karvanit të fitores dhe ndryshimit me 14 nëntor.
“Përkrahja për vizionin tonë, opsionin më të mirë, për programin tonë, për lidershipin tonë, po rritet çdo ditë. Po rritet nga një spektër i gjerë i njerëzve, të cilët e kanë parë dallimin kardinal në mes të asaj çka ofrojm ne dhe çka i’u është ofruar qytetarëve tanë gjatë katër viteve të fundit. Pozita e kryetarit të komunës nuk duhet të shfrytëzohet për bindje politike, sepse kryetari është i të gjithëve. Andaj, ne do të angazhohemi për të gjithë pa dallime politike dhe kudo që ka nevojë. Ne nuk premtojmë projekte që nuk mund të realizohen, por ju premtoj se të gjitha kërkesat tuaja do të realizohen dhe dera e komunës do të jetë e hapur për të gjithë në mënyrë të barabartë” – tha Totaj.
Kurse Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur rreth mbështetjes që Shaqir Totaj do të ketë për secilën lagje të qytetit e secilin fshat.
“Ne besojmë se qeverisja në Prizren duhet të jetë e prizrenasve për prizrenasit, ne besojmë dhe ju sigurojmë që qeverisja në Prizren do të jetë qeverisje e Shaqir Totaj, pa asnjë ndërhyrje dhe asnjë interferim. Do të jetë një qeverisje që do ta ketë në fokus qytetarin, do të jetë një qeverisje që do ta ketë vetëm një adresë dhe kjo adresë do të jetë kryetari i komunës, nuk do të ketë një kryetar kukull sikur që e keni pasur 4 vitet e fundit, që nuk është ditur kush po menaxhon, në çfarë kohe e në cfarë periudhe.” u shpreh Krasniqi nga ky takim.