Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka shkruar se kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka dështuar të planifikoj me emërimin dhe ndërrimin e shpeshtë të drejtorëve në këtë komunë.
Sipas Totajt, me sjelljen dhe veprimet e tij Haskuka po e argumenton se nuk është përkushtuar asnjëher për Prizrenin.
Shkrimi i plotë i Totajt në Facebook:
Nëse dështon të planifikosh, planifiko të dështosh !
– Benjamin Franklin
Z. Haskuka, me emrimin dhe ndërrimin e shpeshtë te drejtorëve të deritanishëm e ka argumentuar se ka dështuar të planifikoj !
Me emrimet më të reja po e dëshmon se edhe dështimin po e bën pa plan !
Liderët janë njerëz te zakonshëm por me përkushtim të jashtëzakonshëm.
Është më shum se evidente se përveq se nuk është “i zakonshëm” përkushtimin për Prizrenin z. Haskuka me sjelljen dhe veprimet e tij po e argumenton se në fakt nuk e ka pasur asnjëher !/EO