Ish-trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri mund të rikthehet në Premier League edicionin e ardhshëm. “Daily Mail” ka njoftuar të enjten se drejtuesit e Tottenhamit po e shohin Sarrin si trajnerin e duhur për ta drejtuar ekipin në sezonin e ri.
Tottenhami ditë më parë e shkarkoi Jose Mourinhon dhe deri në fund të këtij edicioni do të jetë me trajner të përkohshëm.
Sarri, aktualisht është i papunë dhe ka paralajmëruar se sezonin tjetër do të jetë në krye të ndonjë ekipi. 62-vjeçari më herët ka punuar edhe te Juventusi e Napoli. Ai me Chelsean pati triumfuar në Ligën e Evropës.