Tottenham Hotspur dhe Arsenali janë në garë për shërbimet e sulmuesit spanjoll të Milanit, Suso.
25-vjeçari ka qenë në formë të larë përsëri këtë vit, duke shënuar gjashtë gola dhe duke shtuar tetë asistime në 26 paraqitje me Rossonerët.
Paraqitjet e tij të mira në vazhdimësi kanë bërë që ylli spanjoll të pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha evropiane, e në veçanti ato angleze.
Arsenali është i etur për ish-sulmuesin e Liverpoolit, por rivalët e tyre londinez, Spurs besohet të kenë interesin më të fortë.
Sipas mediumit anglez The Mirror, Tottenham shpreson ta fitojë garën me Topçinjtë dhe ta transferojë yllin e Milanit në verë.
Megjithatë, transferimi i Susos nuk do të jetë i lehtë pasi lojtari ka deklaruar se është i lumtur në San Siro.
Suso gjithashtu ka shtuar se synon qëndrimin te klubi italian edhe për shumë vite tjera.
Në rast largimi, skuadra që do ta transferojë Suson do t’i duhet të paguajë rreth 40 milionë euro.