Gjiganti japonez për prodhimin e veturave, Toyota, do t’i largojë nga tregu amerikan 700 mijë vetura Toyta dhe Lexus për shkak të problemeve në pompën e karburantit.
Kompania njoftoi se është duke e hetuar këtë problem dhe kur të arrihet një zgjidhje, do t’i njoftojë pronarët përmes postës elektronike në mesin e muajit mars.
Në mesin e modeleve që duhet të tërhiqen nga tregu janë Toyota 4Runner, Toyota Land Cruiser, Toyota Tacoma, Toyota Corolla dhe Toyota Tundra, shkruan CNN.
Përpos modeleve Toyota, nga tregu do të tërhiqen edhe veturat e tipit Lexus, përfshirë modelet Lexus LS 500, Lexus LC 500, Lexus RC 350 dhe Lexus GS 350.