Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mbërritur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online. Hyrja e saj në objekt është shoqëruar me tension. Protestuesit e kanë pritur me brohoritje, ndërsa nga turma janë dëgjuar edhe thirrje “tradhtare”. Situata është tensionuar më tej nga krismat e mjeteve piroteknike, të dëgjuara në momentin kur […]
“Tradhtare”, piroteknikë e tension — Gërvalla frikësohet nga protestuesit

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mbërritur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Hyrja e saj në objekt është shoqëruar me tension.
Protestuesit e kanë pritur me brohoritje, ndërsa nga turma janë dëgjuar edhe thirrje “tradhtare”.
Situata është tensionuar më tej nga krismat e mjeteve piroteknike, të dëgjuara në momentin kur Gërvalla po hynte në Kuvend. Pas tyre, ministrja ka përshpejtuar hapin, duke hyrë me nxitim brenda objektit.











