Tradhti në lexim të dytë.
(Zjarr në katin e nëntë.)
…
Kryeministri A.K. tha sot se nuk është i bindur për dobinë e ndryshimit të Ligjit për Specialen.
Në rregull.
Po ia numëroj dobitë.
Anipse me përtesë të madhe, sepse e di që ai i di dobitë shumë më mirë se unë.
1. Ia ngushton Speciales juridiksionin.
2. Ia kufizon kohën.
3. Rastet jashtë mandatit i kthen në Kosovë.
4. Pas Apelit, kontrollin e çon te Supremja e Kosovës.
5. Dënimin maksimal e zbret në 15 vjet.
6. Dënimet kryhen në Kosovë.
7. Hap rrugë për falje presidenciale.
8. E kthen Specialen te mandati për të cilin u krijua.
9. Rigjykimin ia heq Hagës.
…
P.S. Sot Albulena Haxhiu po u bërtet deputetëve.
Që do të thotë: Mirë është puna.
Të ishte Sabri Hamiti, do t’i thoshte: “Mos klith.”
Unë i them: Mos u ndal.
Humbe qetësinë.
…
AUTOKRITIKË:
Për efekte anësore, drejtohuni te burri i Albulenës.
Me kaull.
…