Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në Romanat të Durrësit.
Tre vëllezër të mitur, trenjakët trevjeçarë u dogjën nga zjarri që përfshiu banesën e tyre.
Të dhënat e para tregojnë se të miturit ishin lënë vetëm në banesë nga nëna e tyre, e cila kur është kthyer ka gjetur shtëpinë në flakë.
Tragjedia ndodhi në familjen e Gëzim Konçit.
Burimet nga grupi hetimor tregojnë se fëmijet po luanin me një shkrepse të vetëm në banesë. Në fillim morën zjarr perdet dhe më pas banesa.
Kur nëna u kthye në banesë nuk mundi që t’i nxirrte të miturit nga dritarja, pasi ajo ishte me hekura.
Policia konfirmon se që të tre humbën jetën dhe për këtë ngjarje kanë nisur hetimet.