Një serb Zoran Jelicic ka prerë veten në fyt derisa ishte para trupit gjykues në Beograd.
Sipas njoftimeve të mediave, Jelic doli para gjykatës me fjalët: “Tani do të vras veten para të gjithëve”, nxori një objekt të mprehtë dhe ia preu vetes fytin.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.
Në vitin 2009, “Klani Valjevo” u arrestua në një operacion të madh policie, për vrasje, veprimtari kriminale, armëmbajtje pa leje, eksplozivëve, zhvatje dhe shkaktim të lehtë dhe dëmtime serioze trupore dhe zhvatje të parave.
Të arrestuar ishin Milan Lazareviq, Zoran Jelicic, Milan Milijanovic, Nebojsa Goloskovic, Aleksandar Pavlovic, Dejan Velimirovic, Mirko Lazarevic, Marko Milickovic dhe Aleksandar Boskovi, transmeton gazetametro.