Tre gjashtëmbëdhjetë vjeçarë nga Rozhaja në Mal të Zi kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Rozhajë – Baq.
Mediumi malazez“Vijesti” është njoftuar nga Drejtoria e Policisë së QKK-së se pasagjeri i katërt nga vetura FD (16) ndodhet në rrezik për jetë, përcjell Demokracia.com.
Pas aksidentit, ai është transportuar me plagë të rënda në Spitalin e Përgjithshëm në Beran.Sipas informacioneve të mediumit, mjeti që transportonte të rinjtë ka rënë nga rruga në lumë.