Në varrezat e Dragodanit i është dhënë lamtumira e fundit e 28 vjeçares Remzije Kamberi-Krasniqi e cila ndërroi jetë në ngjarjen tragjike të së hënës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Ajo u vra nga vjehrri i saj Hasan Krasniqi i cili vrau gjithashtu edhe gruan e tij Hysnije Krasniqin dhe në fund edhe veten, njofton Klan Kosova.
Gjatë ceremonisë së varrimit familja Kamberi ia ka falur gjakun e familjes Krasniqi.