Është thelluar tragjedia e familjes Gjoka, pasi edhe i mbijetuari i fundit Enriko, 11 vjeç ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Pas disa ditëve në koma Enriko Gjoka ai ka vdekur sot. Më parë kanë humbur jetën nëna Alketa dhe dy vajzat Daniela dhe Klarisa Gjoka.
Katër anëtarët e familjes mbetën të plagosur nga shpërthtimi i bombulës së gazit më 4 korrik në Velipojë. Familja u dërgua për kurim në Itali, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.
Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.