Raportohet se një 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë mullirit në fshatin Sekiraqë të Podujevës

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të hënë pasdite në Podujevë, ku një burrë është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 16:40, pranë mullirit në fshatin Sekiraqë, ku qytetarët kanë njoftuar autoritetet.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendngjarje po qëndrojnë njësitë e reagimit të shpejtë dhe hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, ndërsa disa persona janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme