Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Një pushim në një liqen malor përfundoi në tragjedi për një ushtar amerikan 24-vjeçar. I riu humbi jetën në Lago di Barcis, në Itali.

Ushtari ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane Aviano. Forcat Ajrore të ShBA-së konfirmuan zyrtarisht vdekjen e tij dhe njoftuan se po bashkëpunojnë me autoritetet italiane për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi pranë një moli ku turistët po qëndronin për t’u marrë me diell. Megjithatë, në atë zonë ndalohet larja, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv.

Ushtari u fut në ujë të shtunën, por nuk doli më në sipërfaqe. Ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin nga liqeni, por ai kishte ndërruar jetë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar pse 24-vjeçari hyri në ujë pavarësisht ndalimit dhe si ndodhi aksidenti fatal.

Të ngjashme