Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka dalë ashpër kundër propozimit të Presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve.
Një seri postimesh në rrjete sociale dhe duke iu përgjigjur Ambasadorit austriak Petrisch, i cili këto ditë publikisht ka përkrahur planin e Thaçit për korrigjim të kufijve, Trajkoviq thotë se “çfarëdo ndarje apo korrigjimi i kufijve do të len shumicën e popullatës serbe të Kosovës në jug të lumit Ibër me një zgjidhje të vetme – eksodin”.
Kështu Trajkoviq, që ka pasur funksione edhe gjatë pushtetit të Millosheviqit në Kosove, thotë se “të gjithë ata që veprojnë në terren në Kosovë e dinë këtë” se pas një marrëveshje të mundshme në mes Thaçit dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve, 70,000 serbë nga Gracanica, Shtërpce dhe komunat tjera jugore do ta lëshojnë Kosovën.
Trajkovic akuzon dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë se po “tentojnë të provokojnë dhunë të koordinuar për shkak se i kanë regjimet e dobëta dhe shumë të rrezikshme”. Trajkovic poashtu përkrah edhe Ipeshkvin serb Teodosije, i cili këto ditë ka tërhequr vërejtjen që ndarja e Kosovës do t’i linte shumicën absolute të kishave serbe në “duar të shqiptarëve”.
Trajkovic poashtu akuzon Ambasadorin austriak Uolfgang Petrisch, i cili është edhe ish i dërguar i BE-së për Ballkan, si të paguar të Vu