Vizita e paralajmëruar e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë është vetëm një reality show, ka thënë liderja e Lëvizjes evropiane serbe Rada Trajkoviq, transmeton Koha.net.
Ajo ka shtuar se gjatë kësaj vizite do të mund të dëgjohen të pavërteta dhe shumë gjëra të cilat për serbët dhe nuk do të thonë asnjë një gjë, e parasheh ajo takimin që Vuçiqi e ka caktuar më 9 shtator në Mitrovicë për t’iu drejtuar serbëve të Kosovës.
Trajkvoqi për FoNet ka deklaruar se kështu ka qenë edhe pas vrasjes së liderit Oliver Ivanoviq kur Vuçiqi vetë e tuboi popullin dhe, ja, edhe tash ka ofruar zgjidhjen më të mirë për Kosovën, ndarjen e saj, ka thënë se do të takohet me serbët .
“Ndarja është legalizim i spastrimit etnik të bërë ndaj serbëve dhe mbajtje e veriut si vend të fatit të Vuçiqit ku gangsterët e tij e kanë pushtetin absolut”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Ivanoviq do të kundërshtonte ndarjen dhe do të ishte kundër organizimit të serbëve në veri ndërsa politikisht e ka penguar Beogradin dhe Prishtinën ndërsa ka shtuar se zbardhja e vrasjes së tij nuk do të zgjidhet derisa së këtë dy qendra në pushtet të jenë strukturat aktuale.