Trajneri i përfaqësuesit së Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur rreth ndeshjes në të cilën humbën me rezultat 2:1 nga përfaqësuesja e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ishte një humbje jo e lehtë por qe si kombëtarë e kanë dhënë maksimumin e tyre por gabimet e lojtarëve çek bënë që Kosova të shënoj fitore.
Ai edhe e uroi Kosovën për fitoren.
“Ishte një humbje jo e lehtë për neve, luajtëm shumë mirë e dhamë maksimumin, por gabimet tona, u uroj fitoren. Ne e dhamë një gol herët mirëpo ata na sulmuan aq shpejt me një kundër zbritje shumë të shpejt sa na rrëzuan, erdhi edhe goli i 2,4 lojtarë tonë u dobësuan shumë nuk e di se ndodhi. Prej gabimeve tona ne pranuam gol, ne kishim sulm shumë, por nuk i shfrytëzuam, vendasit i shfrytëzuan sulmet”, tha ai.
Trajneri çek ka komentuar edhe atmosferën ku ka thënë se lojtarët e tyre nuk ndikohen nga atmosfera në stadium. Ai tha i gjithë ekipi i Çekisë pas ndeshjes nga fusha është larguar me kokë ulur.
“Kemi lojtarë që nuk ndikohen nga atmosfera. Të gjithë dolëm me kokë ulur, por do të përmblidhemi për ndeshjet e radhës. I falënderoj Kosovën për mikpritjen”, tha ai, raporton EO.