Ishte cilësuar si trajneri më i dobët ndonjëherë në Premier League, kjo në bazë të rezultateve negative që kishte pasur, për një periudhë të shkurtër sa qëndroi në krye të një skuadre angleze.
Përkundër që trajneri holandez, Frank de Boer, qëndroi vetëm 10 javë dhe 5 ndeshje në krye të Crystal Palace, ai u shkarkua, duke lënë pas vetes një histori negative me humbje.
Kurse, tani skuadra e Swansea, e cila pas shtatë sezoneve në Premier League, nga edicioni i ardhshëm do të marrë pjesë në Championship, po kërkon të përforcojë radhët e veta me një trajner të ri, edhe pse kandidatë përveç De Boer, është edhe holandezi tjetër Jaap Stam.
Swansea i ishte afruar Frank de Boer qysh gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, mirëpo në fund e caktoi në stol Carlos Carvalhal, i cili dëshpëroi dhe u shkarkua rishtazi.
Tani klubi nga Uellsi, ka shfaqur përsëri interesimin për 48-vjeçarin, si opsion i duhur për t’i rikthyer përsëri në Premier league.