Trajneri i Azerbajxhanit me deklaratë të papritur për paraqitjen e Kosovës

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Gurban Gurbanov është deklaruar pas humbjes së thellë ndaj Kosovës.

Trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, ka thënë pas ndeshjes se Koosva e ka merituar fitoren, por që edhe lojtarët e tij bënë një ndeshje të mirë.

“Unë vetëm dua ta uroj Kosovën për një fitore plotësisht të merituar”, tha fillimisht selektori i Azerbajxhanit, raporton “lajmi.net”.

“Isha në dijeni se çfarë na priste këtu, pasi e dija fuqinë e kundërshtarit. Ne erdhëm për fitore, por goli në minutën e parë, ndryshoi gjithçka.

“Unë nuk do t’i kritikoj lojtarët. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku. Gjithkush e donte fitoren. Por sot ne kemi mësuar fuqinë e vërtetë të një kundërshtari. Mund të them vetëm fjalë të mira për Kosovën. Unë nuk dua ta shoqëroj humbjen me asgjë. Kosova ishte më e fortë se ne”, ka shtuar më tej Gurbanov.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme