Trajneri i Brazilit, Tite, e ka këshilluar Neymarit që ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist profesionist aty ku është më i lumtur, në mes të spekulimeve se ylli i Paris Saint-Germainit do të kthehet në Barcelonë.
Neymar, 27-vjeçar, është i lidhur me një kthim te kampioni i La Ligës, dy vjet pasi e kishte forcuar transferimin në Paris Saint-Germain, për 222 milionë euro, shumën më të lartë që është paguar ndonjëherë për ndonjë futbollist.
Sipas Globo Esporte, Barcelona mund të paguajë deri në 100 milionë euro për ta kthyer Neymarin sërish në Katalonjë, ku braziliani kishte luajtur për katër sezone. Në këtë marrëveshje do të përfshiheshin edhe Ousmane Dembele, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti.
Gjatë kohës së tij në Barcelonë, Neymari arriti shumë suksese, veçanërisht në sezonin 2014/15, kur e kishte fituar trofeun. Neymari i bëri 186 paraqitje për klubin katalonas, duke i shënuar 105 gola.
Tite e inkurajoi Neymarin të shkonte kudo që do të ndihet më së shumti i lumtur, gjatë një konference për shtyp.
“Do të shkoja në një skuadër ku ndihem gjithmonë i lumtur – si person, si njeri dhe si familja, sepse aty do të ndihesha më mirë. Do të shkoja aty ku do ta isha më i lumtur”, ka thënë Tite.
Pa Neymarit, Brazili e nisi rrugëtimin në Kupën e Amerikës duke e mposhtur Bolivinë me rezultat 3:0 në Grupin A.