Trajner i Spanjës, Robert Moreno, e ka lartësuar Lionel Messin duke e quajtur sinonim të futbollit dhe njëkohësisht e vlerëson superyllin argjentinas si futbollistin më të mirë në histori të sportit.
Moreno u emëruar trajner i Spanjës pas dorëheqjes së Luis Enriques për çështje personale këtë vit dhe e ka fituar besimin e tifozëve të “Stuhisë së kuqe”.
Ai ka punuar si ndihmës i Enriques në Barcelonë, Romë dhe ekipin kombëtar, para se të emërohej në postin e trajnerit të Spanjës.
Ai thotë se është i lumtur që dikur ka qenë në gjendje ta stërvitë Leo Messin, të cilin e vlerëson si më të mirin në histori.
“Ai është më i miri në histori. Ai është më i miri të cilin e kam stërvitur. Në fakt, nuk mendoj se ai është lojtar të cilin mund ta stërvitësh”, tha Moreno.
“Ai është vetë futbollit, esenca e futbollit. Nuk më pëlqen të them po e stërvitni Leon vetëm sepse jeni trajner”, shtoi ai.