Trajneri i skuadrës Z-Mobile Prishtina, Damir Mullaomeroviq, është suspenduar nga kjo pozitë, në prag të ndeshjes me Rahovecin.
Përveç suspendimit, Mullaomeroviq është gjobitur me një shumë prej treqind eurosh nga Komisari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Dyshohet se FBK-ja e ka shqiptuar këtë dënim për shkak të sjelljeve të pahijshme të personit në fjalë ndaj personave zyrtarë gjatë ndeshjes së fundit me Rahovecin.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ndeshje, klikoni në linkun e mëposhtëm.