Trajneri kosovar Dardan Krasniqi së bashku me kolegun e tij Simon Gusmann, janë paraqitur para gjykatës në Berlin me akuzat se kanë poshtëruar futbollistët dhe i kanë abuzuar seksualisht fëmijët e vegjël të cilët i kanë stërvitur, raporton “Welt.de”.
Dardani 26-vjeçar të mërkurën është paraqitur në gjykatë ku është mbajtur seanca kundër tij dhe kolegut Simon Gusmann. Dardani ka stërvitur grupmoshat e reja te skuadra gjermane BFC Dynamo Berlin, ndërsa Gusmann ishte ndihmëstrajner, shkruan sot Koha Ditore.
Prokurorja Dagmar Klusenwerth ka akuzuar dy ish-trajnerët e të rinjve për “keqtrajtim seksual të futbollistëve të rinj, fyerje, lëndime të rënda trupore e detyrime”. Janë në veçanti detajet e akuzës, që kanë lënë shumëkënd në sallën e gjykatës pa fjalë.