Trajneri i Marseille, Rudi Garcia, është tallur me politikën e transferimeve të Paris Saint-Germainit dhe varësinë e klubit në Neymarin, para ndeshjes së mërkurës mbrëma në Kupë të Francës në “Parc des Princes”.
PSG e mposhti Marseillen 3-0 në Ligë 1 të dielën, por fitorja u prish nga dëmtimi që Neymar e pësoi në nyje, transmeton Express.
Garcia ka thënë në një konferencë për media para kësaj ndeshjeje se Unai Emery kishte plot opsione për ta lënduar Marseillen në atë ndeshje, si dhe sugjeroi se shpenzimi i madh dhe rekord botëror për Neymarin mund ta ketë lënë keq PSG-në në repartet tjera.
“Nëse nuk është Neymar, është Di Maria. Do ta shohim nëse Mbappe dhe Cavani do të luajnë duke ditur se ndeshjen me Real Madridin e kanë javën e ardhshme”, ka thënë Garcia.
“Ky [PSG] është ekip i ndërtuar për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nëse nuk e fiton, do të jetë dështim. Kanë investuar 400 milionë euro, përfshirë 222 tjera në dhomën e fizioterapeutit”.