Faza e katërt e programit për fuqizimin e të rinjve dhe aftësimi i tyre për tregun e punës, “Coca-Cola përkrah Rininë”, përfundoi ketë fundjavë në qytetin e Prishtinës, ku u certifikuan edhe rreth 300 të rinj për 5 javë aq sa edhe ka zgjatur programi.
Organizatorët e këtij programi bëjnë të ditur se në këtë fazë janë trajnuar rreth 300 që rinj ndërkaq që nga faza e parë e impemenimit e deri më tani numri i atyre që janë certifikuar ka arritur rreth 900.
“Në qytetin e Prishtinës po përfundojmë trajnimin e fundit të fazës së katërt në kuadër të e programit “Coca-Cola përkrah rininë”, projekt ky i cili vlerësohet të jetë më i madhi i bërë për të rinjtë e Kosovës. Nga ky program vetëm në këtë fazë kanë përfitur mbi 300 të rinj të cilët morën këshilla konkrete dhe praktika të dobishme për zhvillimin e karrierës së tyre. Ndërsa gjithsej në kuadër të këtij programi që nga fillimi i impementimit janë cetifikuar rreth 900 të rinj”, ka deklauar, Neritan Tira, drejtor ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova.
Në mesin e storieve të tjera të suksesit është edhe Qëndresa Thaci e cila pas përfundimit të trajnimit ka filluar punë praktike në njërin nga institucionet mikrofinanciare në Kosovë. Ajo u shpreh se gjatë trajnimit “Coca-Cola përkrah Rininë” ka mësuar shumë rreth aftësive të buta dhe aftësive për biznes gjë që i ka mundësuar asaj të jetë më e përgatitur dhe të arrijë të gjejë një vend pune.
“Pikat që janë prekur në kuadër të këtij trajinimi vërtet ishin shumë të mirëseardhura për mua, aq shumë më kanë dhënë shtytje e vetëbesim saqë më kanë ndihmuar që të marr kurajë për të aplikuar për punë në vende të ndryshme. Ndër tjerash pikë me rëndësi që më ka ndihmuar në këtë trajnim ishte përgatitja për interviste, konkretisht pjesa se si te flas me vetëbesim, si të dukem, më pas gjuha verbale e shume gjëra të tjera. Të gjitha këto i kam aplikuar në intervistat e punës dhe siç e kuptuat edhe ju unë tanimë kam filluar punën praktike ne FINCA, bankë mikrofinanciare, fal këtij trajnimi ngase më dha vetëbesimin e duhur çka më parë e kisha pikë të dobët”, u shpreh Qëndresa Thaçi.
Kjo fazë e trajnimeve u organizua në qytetet: Ferizaj, Pejë, Prishtinë, ku gjithsejt ishin 5 javë trajnime. Nën sloganin ‘Mëso, Zbato, Vepro’ secili trajnim ka zgjatur tri ditë për secilin grup.
Programi “Coca-Cola Përkrah Rininë”, implementohet në 28 shtete ku edhe vepron Coca-Cola HBC. Ndërkaq, zotimi i kompanisë është që deri në vitin 2025, përmes këtij programi të trajnohen deri në 1 milion të rinj në këto 28 shtete.
Coca-Cola konsiderohet simbol i trashëgimisë amerikane, por sot është një markë me të vërtetë ndërkombëtare, e cila u bë jo vetëm përmes aktiviteteve tregtare, por edhe përmes ndihmës së komuniteteve në mbarë botën.