Transparometri i KDI-së shfaq mungesën e transparencës në 11 komuna

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 12:23 | Nga

Komuna e Gjakovës sipas Insitutit Demokratike të Kosovës, është komuna me transparente më 83.63 për qind. Kjo gjë u bë e ditur sot ku ky institutit ka publikuar të gjeturat nga mekanizmi i matjes së transparencës “Transparometri Komunal”, për 11 komuna të Kosovës.

Pas Gjakovës, sipas këtij instituti radhitet Komuna e Prishtinës me 79.6 %, Komuna e Gjilanit me 75.4 %, Komuna e Deçanit me 60.6 % si dhe Komuna e Graçanicës me (me 51.9 %).

Në një komunikatë dërguar medieve thuhet se  niveli i transparencës është matur bazuar në katër shtylla vlerësuese si: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun për Komunën e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Deçanit dhe Graçanicës për vitin 2016 si dhe për komunat e rajonit të Prizrenit: Prizreni, Suhareka, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016. Secila nga katër shtyllat e vlerësimit përmban gjithsej 11 indikatorë.

Sa i përket shtyllave veç e veç tek ajo e transparencës së Zyrës së Kryetarit/es, nga 35 pikët e mundshme të vlerësimit, Komuna e Gjakovës është ranguar më së larti (me 28.0 pikë), pastaj Komuna e Prishtinës  (me 27.3 pikë), Komuna e Gjilanit (me 26.0 pikë), Komuna e Deçanit (me 19.3 pikë) dhe Komuna e Graçanicës (me 13.7 pikë).

“Lidhur me transparencën e Kuvendit të Komunës, më transparentja del të jetë Komuna e Gjilanit (34.0 pikë) e pasuar nga: Komuna e Gjakovës (me 28.7 pikë) Komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), Komuna e Deçanit me  (25.0 pikë) dhe Komuna e Graçanicës me (23.3 pikë)” ka thënë Cahani.

Shtylla e tretë vlerësuese ishte transparenca e Financave Komunale dhe listës i prin Komuna e Gjakovës (me 30.3 pikë). Më pas renditet Komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), Komuna e Gjilanit me (me 18.3 pikë), Komuna e Graçanicës me (me 17.7 pikë) si dhe Komuna e Deçanit me ( me 16.3 pikë).

Tek transparenca e Konsultimeve me Publikun, më transparentja del të jetë Komuna Gjakovës (me 30.3 pikë) e pasuar nga Komuna e Prishtinës  (28.7 pikë), Komuna e Gjilanit (me 27.3 pikë), Komuna e Deçanit (24.3 pikë) dhe Komuna e Graçanicës (18.0 pikë).

Kurse nga vlerësimi për gjashtë komunat e rajonit të Prizrenit për periudhën (korrik-dhjetor 2016), del se Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat e matura me 79.7 %.Pastaj radhitet Komuna e Malishevës (70.9 % transparente), Komuna e Prizrenit (58.5 % transparente), Komuna e Suharekës (68.0 % transparente), Komuna e Dragashit (58.4 % transparente) dhe Komuna e Mamushës me (29.4% transparente).

“Në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2016, radhitja e komunave për nga performanca më e mirë në Transparometrin e Zyrës së Kryetarit/es, nga 35 pikët e mundshme, del të jetë Komuna e Rahovecit (27.0 pikë), Komuna e Malishevës  (22.0 pikë), Komuna e Suharekës (19.3 pikë)  Komuna e Prizrenit (17.3 pikë), Komuna e Dragashit  (15.0 pikë), dhe Komuna e Mamushës (4.3 pikë)”, ka potencuar Cahani.

Radhitja e komunave për nga performanca më e mirë në Transparometrin e Kuvendit të Komunës, del të jetë si në vijim: Komuna e Rahovecit (31.0 pikë), Komuna e Suharekës (me 27.3 pikë) Komuna e Malishevës (me 26.0 pikë), Komuna e Prizrenit (me 23.0 pikë), Komuna e Dragashit me  (22.7 pikë) dhe më së paku transparente rezulton të jetë Komuna e Mamushës (12.3 pikë).

Sa i përket transparencës në Financat Komunale, më transparentja del të jetë Komuna e Rahovecit (32.3 pikë) e pasuar nga  Komuna e Suharekës (28.3 pikë),  Komuna e Prizrenit (26.3 pikë), Komuna e Dragashit dhe Komuna e Malishevës ( me nga 25.7 pikë) dhe Komuna e Mamushës (11.3 pike).

Kurse shtylla e katërt që vlerëson transparencën në Konsultimet me Publikun, rendit Komunën e Malishevës (me 25.3 pikë) si më transparenten në këtë pikë e pasuar prej Komunës së Rahovecit  (21.3 pikë), Komunës së Suharekës (me 20.3 pikë), Komunës së Dragashit (18.3 pikë) Komunës së Prizrenit (15.3 pikë) si dhe Komunës së Mamushës (me 13.3 pikë).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme