Transporti publik në Prishtinë do të jetë falas për fëmijët me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Prej sot, fëmijët me aftësi të kufizuara do të mund ta shfrytëzojnë transportin ëpublik në Prishtinë falas

Këtë e ka bërë të ditur i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi.

“Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas. Integrimi dhe largimi i barierave janë domosdoshmëri” thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe pensionistët udhëtojnë pa pagesë me autobusët urbanë të kryeqytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme