Sot ka pasur përplasje midis policisë iraniane dhe protestuesve antiqeveritarë në Teheran, në trazirat më të këqija atje për vite me rradhë.
Një person tha për BBC-në se lagja e saj i ngjante një fushe beteje.
Protestat, atje tani janë në ditën e shtatë, si dhe janë duke vazhduar edhe në shumë qytete të tjera.
Aktivistët thonë se tetë protestues u qëlluan për vdekje brenda natës, ndërsa mediat lokale thanë se dy zyrtarë policorë u vranë.
Trazirat filluar pasi një grua u vra nga policia e moralit që njihet atje. Ka raportime kontradiktore për numrin e njerëzve që janë vrarë që nga fillimi i protestave.
Mediat shtetërore kanë raportuar për vdekjen e 11 personave, përfshirë personelin e sigurisë dhe protestuesit, por grupet kurde për të drejtat e njeriut kanë thënë që 15 protestues kanë vdekur vetëm në Iranin Perëndimor.
Zemërimi shpërtheu pasi Mahsa Amini, një grua 22-vjeçare kurde nga qyteti veri-perëndimor i Saqezit, vdiq në spital në Teheran të premten pas tre ditësh në gjendje kome.
Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin me familjen e saj më 13 shtator kur u arrestua nga oficerët e policisë së moralit, të cilët e akuzuan atë për shkelje të ligjit që u kërkonte grave të mbulonin flokët me një hixhab, ose shami, dhe krahët dhe këmbët e tyre me veshje të lirshme. Ajo u lënduar pasi u dërgua në një qendër paraburgimi.
Disa media lokale kanë raportuar se policia Aminën e kishte gjuajtur me shkop në kokë. Policia ka thënë se nuk ka asnjë provë për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi sulm në zemër, shkruan BBC.