Në kampin e refugjatëve në ishullin grek Lesvos, pasitën e sotme kanë nisur trazira, që mund të përshkallëzohen.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ANA-MPA, incidentet filluan kur një grup refugjatësh po protestonin për kushtet e këqija të mbajtjes në izolim, para kthimit mbrapa për në Turqi.
Një skuadër policësh mori përsipër mbrojtjen e mjedisit ku ndodhen zyrat e shërbimeve të azilit dhe deportimit. Por ata u sulmuan me gurë dhe sende të tjera.
Policia përdori për të shpërndarë protestuesit dhe pas kësaj ndërhyrjeje, protesta mori karakter masiv.
Të paktën dy çadrave dhe dy konteinereve u është vënë zjarri.