Tre anëtarë të task-forcës amerikane dyshohen për Coronavirus, vetizolohen

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Tre anëtarë të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë janë vetizoluar për dy javë pasi i janë ekspozuar virusit.

Doktori Anthony Fauci, figura kryesore në betejën kundër Covid-19, është njëri nga tre zyrtarët e lartë që do të vetizolohen.

79-vjeçari do të punojë nga shtëpia, ndërsa në testin e parë ka rezultuar negativ për koronavirus.

Përveç tij, në izolim janë edhe drejtori i qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, Robert Redfield dhe komisionari i Administratës për Ushqim dhe Ilaçe, Stephen Hahn.

Asnjëri prej tyre nuk ka pasur simptoma të sëmundjes, mirëpo i janë ekspozuar rrezikut të lartë gjatë punës që kanë bërë.

Të ngjashme