Pesë persona, mes tyre tre vajza të vogla mbetën të plagosura me thikë, në një çerdhe në Queens të New York-ut.
Si përgjegjëse për ngjarjen e kësaj të premteje, policia arrestoi një grua, ndërsa momentalisht nuk bëhen me dije motivet e këtij veprimi.
Gruaja e arrestuar u gjet në bodrumin e godinës, ku kishte prerë edhe damarët e dorës së majtë.
Foshnjat e plagosura janë njëra 5 ditëshe, tjetra 20 ditëshe dhe e fundit një muajshe.
Dy prej tyre u plagosën në veshë dhe buzë, ndërsa tjetra në stomak, teksa gjendja e tyre paraqitet kritike.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti një thikë kasapi. Ndërkohë krahas gruas dhe tre foshnjave, mbeti i plagosur edhe një person tjetër që punonte në çerdhe.