Rusia ka shënuar fitore të thellë në takimin e hapës të botërorit të futbollit.
Rusët triumfuan me rezultat të thellë prej 5-0 kundër kombëtares së Arabisë Saudite.
Kjo ka bërë që të reagoj ashpër kryetari i federatës arabe, Adel Ezzat, i cili ka bërë të ditur se së paku tre lojtarë do të ndëshkohen.
Ai ka treguar se fajtor kryesor për turpërimin e arabëve është portieri Abdullah Al-Mayouf, sulmuesi Mohammad Al-Sahlawi dhe mbrojtësi Omar Hawsawi.
“Jemi të zhgënjyer me humbjen”, ka thënë Ezzat për gazetën Al-Youm Assabaa.
“Ky rezultat është i pakënaqëshëm sepse nuk reflekton nivelin tonë të përgatitjeve”, ka shtuar ai.
“Disa lojtarë do të dënohen – portieri Al-Mayouf, sulmuesi Al-Sahlawi dhe mbrojtësi Hawsawi’, pohoi.
Kujtojmë se në grupin A së bashku me këto dy kombëtare gjenden edhe Egjipti dhe Uruguai.