Raportohet se Juventusi ka nisur negociatat me tri klube rreth të ardhmes së mesfushorit, Emre Can.
Mesfushori nuk ka arritur të gjejë hapësirën e duhur te kampioni italian dhe nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Juventusi, transmeton Koha.net.
Për shërbimet e tij raportohet të kenë shprehur interesim PSG-ja, Manchester Unitedi e Dortmundi.
Corriere dello Sport raporton se një nga opsionet për Juventusin është edhe shkëmbimi i Emre Canit me mesfushorin e PSG-së, Leandro Paredes.
Por, nuk përjashtohet edhe huazimi i Canit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 30-40 milionë euro.
E interesim të madh kanë shprehur edhe Dortmundi e Unitedi.