Tri mësime që menaxherët nuk duhet t’i harrojnë

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 07:00 | Nga Ekonomia Online

Menaxherët shpesh harrojnë se si është të gjendesh në anën tjetër të tavolinës, të jesh pjesë e ekipit në vend që të jesh lideri. Ata përfundojnë duke bërë lidershipin për veten e tyre , duke besuar se mund të kontrollojnë gjithçka dhe se mund t’i kënaqin të gjithë.

Për fat të mirë është e lehtë t’i vendosësh gjërat në perspektivë. Këtu janë disa detaje të cilat të gjithë menaxherët duhet t’i mbajnë mend.

Njerëzit nuk janë perfekt

Qeniet njerëzore nuk janë ato makineritë e vajisura mirë të cilat menaxherët do të donin. Ata thyen, lodhen, bëjnë kërkesa të paarsyeshme dhe marrin vendime të pa arsyeshme etj. Në çdo moment stafi juaj është një burim konfliktesh i emocioneve, perceptimeve apo qëndrimeve të ndryshme. Është shumë e rëndësishme të mbahet mend se jo të gjithë mendojnë njësoj dhe jo të gjithë mendojnë si ju.

Ju nuk mund të kontrolloni gjithçka

Pranoni këshilla nga skuadra juaj. Lejojini të tjerët t’ju udhëzojnë për vendimet tuaja të rëndësishme. Gjithashtu mos u përpiqni ta bëni çdo projekt personal. Ju mund të jeni arkitekti i projektit por jo edhe orkestruesi i tij. Jepni merita atëherë kur duhet.

Ju nuk mund të jeni gjithmonë heroi

Mbani mend se barra e përgjegjësisë bie mbi ju. Ju jeni përgjegjës për veprimet dhe rezultatet e skuadrës tuaj. Nëse ju bëni një gabim, atëherë është detyra juaj që ta korrigjoni gabimin. Nëse dikush në skuadër bën një gabim, atëherë është sërish detyra juaj ta korrigjoni gabimin.

Jini miqësor me stafin tuaj tregojuni atyre që ju jeni njerëzor. Është shumë normale që të uleni për të drekuar me stafin tuaj në të njëjtën tavolinë, ata do tju respektojnë më shumë. Nuk keni pse të jeni gjithmonë në rolin e vrojtuesit.

Duke bërë gjithmonë një hap mbrapa dhe duke reflektuar prioritetet tuaja si menaxher do të gjeni veten më të qartë dhe me një kuptim të ridimensionuar për rolin tuaj si menaxher. Me këtë kuptim rritet ambicia për të ecur përpara dhe për të marrë përsipër sfidat e një dite tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme