Nisma për Kosovën ka vendosur emrat e tre ministrave të saj në Qeverinë Haradinaj, pas një mbledhje të gjatë që Kryesia e ka mbajtur sot.
Bajram Hasani do të jetë ministër i Tregtisë dhe Industrisë; Shyqiri Bytyqi pritet të jetë ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; ndërsa ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë Skendër Reçica.
Hasani dhe Bytyqi janë dhe kandidatë të Nismës për kryetarë të komunave, në Gjilan dhe Prishtinë.
Nismës i takon edhe posti i zv-kryeministrit, që do ta ushtrojë Fatmir Limaj, raporton Indeksonline.