Përfitimet e aloe verës, vajit të pemës së çajit dhe dyllit të bletëve për të luftuar aknet.
Aloe vera
Sot ndoshta nuk ka asnjë njeri që nuk ka dëgjuar për vetitë e shumta të aloe veras. Fillimisht kjo bimë ka veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Gjithashtu lëngu i kësaj bime është i aftë të shërojë plagët dhe të çarat e vogla. Mund të përdoret gjerësisht edhe për të larguar puçrat dhe dëmtime të tjera të lëkurës. Duhet të kuptohet që në natyrë janë mbi 400 lloje të bimës së Aloes, por vetëm ajo që njihet me emrin Aloe Vera është e dobishme për trupin.
Aloe vera ka një kompozim të pasur dhe të shumëllojshëm kimikatesh, gjë që shpjegon përdorimet e shumta të kësaj bime si edhe vetitë shëruese të saj. Aloe vera përmban shumë kripëra minerale, vitaminë C, shumë agjentë shërues e kështu me radhë. Në përbërjen e aloes janë gjetur gjithashtu substanca si karotenoide, flavonoide dhe fermente të shumta. Duhet përmendur edhe fakti që aloe vera është një bimë shumë e pasur në vitaminat A, B dhe E, si edhe përmban karbohidrate dhe aminoacide të dobishme.
Vaji i pemës së çajit
Pema e çajit përmban një përbërës i cili është përgjegjës për shumicën e aktivitetit antimikrobial. Duke qënë se vaji i pemës së çajit mund të vrasë bakteret, aplikimi ditor i këtij vaji mbi puçrra është vërtetuar se largon një bakter i cili është i përfshirë në shkaktarët për formimin e akneve. Janë kryer shumë studime në lidhje me efektet e pemës së çajit për aknet.
Vaji i pemës së çajit është krahasuar me peroksidin e benzolit përsa i përket efektshmërisë ndaj puçrrave, por ky vaj ka avantazhin se është natyral dhe nuk shkakton asnjë efekt anësor në organizëm.
Dylli i bletës
Dylli i bletës gjendet shpesh në produktet e kujdesit të lëkurës për të përmirësuar gjendjen dhe cilësinë e lëkurës. Ka një numër të madh përfitimesh në trajtimin e problemeve të lëkurës si aknet, ekzema dhe thatësia e lëkurës. Dylli ndihmon në mbrojtjen e lagështisë së lëkurës, nxit prodhimin e qelizave si edhe krijon një shtresë mbrojtëse ndaj kushteve të mjedisit. Përmban veti të fuqishme anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe antioksidante, të gjitha këto tepër të dobishme për lëkurën.
Efekti i dyllit për aknet është i njohur. Ka veti anti-septike, shëruese, anti-inflamatore dhe anti-oksidante që janë të dobishme për të luftuar aknet. Dylli i bletës gjithashtu përmban vitamine A, e cila është një avantazh shtesë për trajtimin e akneve. Gjithashtu është një zbutës i lëkurës që arrin të mbajë një lëkure të butë dhe të pastër pas eliminimet të akneve.