Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar tre persona pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike, ndërsa njëri prej tyre ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Polici i sulmuar ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pasi intervistimit janë dërguar në mbajtje.