Tre të dyshuar për rrëzimin e helikopterit ushtarak në afërsi të Strumicës

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 14:07 | Nga

Tre persona dyshohen se janë përgjegjës për fatkeqësinë ajrore të helikopterit ushtarak në afërsi të Strumicës ku u mbytën katër pilotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për këta persona tashmë janë nisur hetime pasi që dyshohet se kanë përgjegjësi në rrëzimin e helikopterit MI17.

”Dëshmitë e shumta të mbledhura dhe analizat e kryera deri më tani, tregojnë në dyshim të qëndrueshëm se të tre personat kanë kryer veprën penale ”vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Prokurori përgjegjës publik do të vazhdojë të mbledhë të dhëna dhe dëshmi edhe gjatë hetimeve, si edhe do të dëgjohen dëshmitarët që do të ndihmojnë për ndriçimin e plotë të rastit. Do të dëgjohen edhe personat e dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Përndryshe, fatkeqësia ndodhi më 10 korrik të vitit 2014, kur helikopteri MI17 goditi një shtyllë antene 120 metërshe të Radioshpërndarësit të Maqedonisë, që më pastaj të rëzohet dhe eksplodojë. Rasti ndodhi në afërsi të Strumicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme