Tre të prekur nga Coronavirusi në futbollin shqiptar

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Deri tani në botën e futbollit shqiptar janë tre personat e prekur nga Coronavirusi.

Lajmin e konfirmoi presidenti i FSh-së, Armand Duka.

Duka nuk dha detaje në lidhje me identitetin e të prekurve, por shtoi se dy prej tyre e kanë kaluar, janë në gjendje të mirë dhe kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa i treti vijon të përballet me epideminë. Duka pranoi se siç është raportuar së fundmi, Florian Riza është njëri prej futbollistëve që e ka kaluar virusin dhe rezulton i shëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme