Tre të vdekur dhe 115 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë shënuar tri viktima dhe 115 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa, 225 persona janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 9977.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

225 persona të cilët për një kohë kanë luftuar me virusin korona, gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9977. Numër tre shifrorë të të shëruarve ka regjistruar Shkupi, 146.

Kryeqyteti qëndron në krye të listës edhe për numrin e të infektuarve, me 32 të prekur nga gjithsej 115 sa kanë rezultuar pozitiv nga 1825 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit.

Numër dyshifrorë të të infektuarve ka Shtipi 14, Gostivari, 11, dhe Tetova 10. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrit në vendin tonë është 13 308. 2774 raste vazhdojnë të jenë aktive, në 31 qytete.

Edhe në raportin e sotëm informohet për tre viktima. Dy prej tyre, një 62 dhe një 68 vjeçar janë nga kryeqyteti, ndërsa viktima e tretë 68 vjeç është nga Struga. Numri i viktimave arriti në 557 dhe më shumë se gjysma e tyre janë në Shkup.

Në Klinikën Infektive kujdes mjekësorë marrin 78 pacient, nga të cilët 40 pranojnë terapi oksigjeni. Ndërsa në Spitalin “8 shtatori” janë të shtrirë 69 pacientë, 4 prej të cilëve në frymëmarrje artificiale.

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 50.16% e të infektuarve janë meshkuj, ndërsa 49.84% femra. Edhe sa i përket përqindjes së viktimave, 63.07 prej tyre janë meshkuj, ndërsa 36.93% jane femra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme