Tre të vdekur në Badoc, Haradinaj: Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti tragjik

Prishtinë | 06 Tet 2024 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në natën e mbrëmshme. 

Haradinaj ka kërkuar nga policia e Kosovës që të zbardhen rrethanat e rastit.

“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme